Shefi i inteligjencës ukrainase: Kemi mjaftueshëm armë, së shpejti do të nisë kundërofensiva
Kreu i kundërzbulimit ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov, ka thënë në një intervistë për Japan Broadcastin Corporation, se Ukraina ka armë të mjaftueshme dhe se kundërofensiva e shumëpritur do të fillojë së “shpejti”.
“Shumë civilë kanë mbetur nën pushtimin rus dhe nuk mund të humbim kohë. Tashmë kemi sasi bazë të armëve dhe pajisje tjera. Gjithqka që mund të them është që kundërofensiva do të fillojë së shpejti”, shtoi kreu i inteligjencës ukrainase, transmeton Telegrafi.
Budanov gjithashtu theksoi se Ukraina “duhet të përdorur të gjitha forcat dhe mjetet që i ka në dispozicion” që ta dëbojë Rusinë nga territori i saj dhe se vazhdimin e luftës duhet të jetë e nevojshme një sasi e madhe e armëve dhe municionit.
Sipas Budanov, 90 për qind e sulmeve ruse ndaj trupave dhe logjistikës ukrainase që kishin për qëllim të prishnin përgatitjet për një kundërofensivë, u kapën.
“Ukraina arriti t’i përgjojë ato sulme me sistemet e saj të përmirësuara të mbrojtjes ajrore”, tha ai.
Forcat ruse po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e moralit sepse “askush nuk e kupton” pse po luftojnë në Ukrainë, shtoi Budanov.
Rezultati i kundërofensivës së Ukrainës pritet të jetë një pikë kthese kritike në luftë, që do të përcaktojë nëse Ukraina do të rifitojë pjesën më të madhe të territorit të saj apo do t’i nënshtrohet presionit nga aleatët e saj për t’u takuar me Rusinë në tryezën e bisedimeve.