SHBA, studentët protestojnë kundër vendimeve të presidentit Trump mbi arsimin e lartë

SHBA, studentët protestojnë kundër vendimeve të presidentit Trump mbi arsimin e lartë

Akademikët dhe studentët nga Universiteti i Northwestern-it në shtetin amerikan Illinois protestuan kundër lëvizjeve të fundit të administratës së presidentit Donald Trump drejt arsimit të lartë, raporton Anadolu.

Studentët protestues duke u bërë thirrje rektorit të universitetit dhe bordit administrues, kërkuan mbrojtjen e studentëve, personelit dhe akademikëve.

Sipas lajmit të “New York Times” (NYT) të bazuar në zyrtarët, fondet prej mbi 1 miliard dollarë ndaj Universitetit Cornell si dhe 790 milionë dollarë për Universitetin Northwestern; mbulojnë grantet ekzistuese dhe kontratat me institucione të ndryshme federale në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi dhe bujqësia.

Universiteti i Northwestern-it tha në një deklaratë se ishte në dijeni të lajmit për ngrirjen e fondeve dhe se po bashkëpunonte me hetimet në fjalë. Në periudhën e fundit është folur për ngrirjen e fondeve federale për universitetet, duke përmendur kryesisht protestat pro-palestineze në kampus dhe programet e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes.

Administrata amerikane njoftoi se kishte hapur një hetim për më shumë se 8,7 miliardë dollarë grante të dhëna për Universitetin e Harvardit nga organizata të ndryshme “për të siguruar që ato të përdoren në përputhje me ligjet për të drejtat civile”.

MARKETING