SHBA përfundoi natën e tetë radhazi të sulmeve kundër Iranit

SHBA përfundoi natën e tetë radhazi të sulmeve kundër Iranit

Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar “natën e tetë radhazi” të sulmeve ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke vepruar me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, transmeton Anadolu.

“Komanda Qendrore e SHBA-së përfundoi një tjetër valë sulmesh kundër Iranit më 18 korrik, në orën 23:30 me kohën lokale (ET), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm,” tha CENTCOM në rrjetin social amerikan X.

Sipas CENTCOM-it, forcat amerikane goditën objekte iraniane të mbikëqyrjes bregdetare dhe të mbrojtjes ajrore, kapacitete detare, si dhe vende ku ruheshin raketa dhe dronë.

Në deklaratë thuhet se sulmet kishin për qëllim të dobësonin më tej “kapacitetet ushtarake të Iranit”.

Po ashtu, asetet ushtarake amerikane goditën forca të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të cilat, sipas CENTCOM-it, kishin kryer sulme ndaj ushtarakëve amerikanë në Jordani dje vonë.

CENTCOM shtoi se personeli ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme mbetet “shumë vigjilent, i përqendruar, i gatshëm për veprim dhe me aftësi të plota luftarake”.

MARKETING