SHBA miraton shitjen e raketave me vlerë 619 milionë dollarë për Tajvanin

SHBA miraton shitjen e raketave me vlerë 619 milionë dollarë për Tajvanin

SHBA-ja ka miratuar shitjen e raketave me vlerë 619 milionë dollarë të përdorura në avionët luftarakë F-16 për Tajvanin, i cili është në një konflikt sovraniteti me Kinën, transmeton Anadolu.

Në deklaratën nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se është miratuar shitja e 100 raketave antiradar të tipit “AGM-88B HARM” dhe raketave ajër-ajër të tipit “AMRAAM” 200 për Tajvanin.

Shitja, e cila do të kushtojë 619 milionë dollarë, do të “rrisë kapacitetin e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, sigurinë rajonale dhe aftësinë e operacioneve të përbashkëta me SHBA-të”, thuhet në deklaratë.

Raketat dhe pajisjet e përdorura në avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan prodhohen nga kompanitë amerikane të mbrojtjes Raytheon dhe Lockheed Martin.

Miratimi i shitjes së armëve pritet të shkaktojë reagimin e Kinës, e cila e sheh Tajvanin si pjesë të territorit të saj.

Ministria e Tregtisë së Kinës kishte vendosur një ndalim importi dhe eksporti për dy kompanitë për shkak të shitjeve të mëparshme të armëve.

MARKETING