SHBA-ja urdhëron vendosjen e nëndetëses me raketa të drejtuara nga Lindja e Mesme
SHBA-ja ka urdhëruar vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuara nga Lindja e Mesme, mes frikës në rritje se Irani do të hakmerret kundër Izraelit për vrasjen e një lideri të Hamasit.
Bëhet e ditur se ky urdhër vjen pasi Garda Revolucionare e Iranit filloi stërvitjet ushtarake të premten në provincën perëndimore të Kermanshah pranë kufirit me Irakun.
Pentagoni konfirmoi vendosjen e nëndetëses – si dhe përshpejtimin e mbërritjes së grupit sulmues të aeroplanëve Abraham Lincoln në rajon – pasi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin foli me homologun e tij izraelit.
“Sekretari Austin përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të mbrojtur Izraelin dhe vuri në dukje forcimin e pozicionit dhe aftësive të forcave ushtarake amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë.
Më parë, një zyrtar i forcave të armatosura iraniane tha se stërvitjet kishin për qëllim “rritjen e gatishmërisë dhe vigjilencës luftarake”, shkruan skynews.