SHBA-ja kërkon ekstradimin e djalit të ish-liderit të drogës El Chapo

SHBA-ja kërkon ekstradimin e djalit të ish-liderit të drogës El Chapo

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar zyrtarisht Meksikës ekstradimin e Ovidio Guzmanit, djalit të ish-liderit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman, për kontrabandë të lëndëve narkotike në SHBA, transmeton Anadolu.

Që nga dhjetori 2021, Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një çmim deri në 5 milionë dollarë për informacionin që mund të çonte në arrestimin e tij.

Sipas Departamentit të Shtetit, Ovidio dhe vëllai i tij Joaquin Guzman-Lopez po drejtojnë një perandori transnacionale të drogës që mbikëqyr 11 laboratorë të metamfetaminës në shtetin Sinaloa që prodhojnë rreth 3.000-5.000 paund metamfetaminë në muaj.

Ovidio u arrestua në tetor 2019, duke bërë që grupet kriminale të përgjigjen me dhunë. Ai u lirua me urdhër të presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador për të garantuar sigurinë e banorëve përballë sulmeve nga njerëz të armatosur që kërkonin lirimin e tij.

Rezultati i operacionit të dështuar, i quajtur më vonë “El Culiacanazo”, ose “E Enjtja e Zezë”, la nëntë persona të vdekur.

Menjëherë pas arrestimit të dytë të Ovidios më 5 janar të këtij viti, një gjykatës qarku nga Mexico City vendosi se ai nuk duhet t’i dorëzohej qeverisë së SHBA-së ose ndonjë shteti tjetër. Mocioni u inicua nga avokatët e Ovidios, të cilët apeluan kundër ekstradimit të Guzmanit.

Ngadalësimi i procesit të ekstradimit të Ovidios thuhet se po bëhet për të siguruar që ai të kryhet në mënyrë të ligjshme.

MARKETING