SHBA i bën thirrje Izraelit dhe Sirisë të “synojnë uljen e tensioneve” pas sulmeve ajrore në bazën Abu al-Duhur

SHBA i bën thirrje Izraelit dhe Sirisë të “synojnë uljen e tensioneve” pas sulmeve ajrore në bazën Abu al-Duhur

SHBA-ja u ka bërë thirrje Izraelit dhe Sirisë të synojnë uljen e tensioneve pas sulmeve ajrore izraelite të 18 gushtit ndaj bazës ajrore Abu al-Duhur në Siri, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, zv/përfaqësuesja e SHBA-së, Tammy Bruce, tha se Washingtoni do të vazhdojë angazhimin me Izraelin, Sirinë dhe palët e tjera rajonale për të nxitur dialogun dhe zgjidhjet paqësore.

“SHBA-ja do të vazhdojë të angazhohen ngushtë me të dyja vendet dhe me të gjitha palët rajonale për të nxitur dialogun dhe zgjidhjet paqësore”, tha Bruce.

Më 18 gusht, avionët luftarakë izraelitë kryen tetë sulme ndaj pistës së Bazës Ajrore Ushtarake Abu al-Duhur në provincën veriperëndimore të Idlibit, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën e saj.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që nga rënia e regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor të vitit 2024, kur Izraeli shpalli se marrëveshja e vitit 1974 për shkëputjen e forcave kishte marrë fund dhe mori nën kontroll zonën tampon siriane.

Bruce tha se më 24 gusht SHBA-ja kishte hequr përcaktimin e Sirisë si shtet sponsorizues i terrorizmit, duke e përshkruar vendimin si një “moment historik” që njeh përparimin e vazhdueshëm të autoriteteve siriane në prioritetet politike, humanitare dhe të sigurisë.

Ajo shtoi se heqja e kufizimeve amerikane ndaj Sirisë do të ndihmonte në hapjen e mundësive për tregti dhe investime ndërkombëtare dhe do të kontribuonte në rindërtimin e vendit.

MARKETING