SHBA, arrestohen protestuesit pro-palestinezë që kundërshtuan arrestimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil

SHBA, arrestohen protestuesit pro-palestinezë që kundërshtuan arrestimin e aktivistit palestinez Mahmoud Khalil

Demonstruesit pro-palestinezë u mblodhën në New York të SHBA, për të protestuar kundër ndalimit të ish-studentit të Universitetit Columbia, Mahmoud Khalil, nga Agjencia e Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave (ICE), raporton Anadolu.

Policia ndërhyri në protestë ndërkaq shumë protestues u arrestuan.

Studenti aktivist palestinez Mahmoud Khalil, i cili udhëhiqte protestat në Universitetin e Columbias në SHBA, u arrestua të shtunën.

Megjithatë, sipas avokates së studentit Khalil, Amy Greer, përkundër faktit se Khalil ishte në SHBA si “rezident i përhershëm me kartë të gjelbër” dhe gruaja e tij ishte amerikane, zyrtarët e ICE-s thanë se ai ishte arrestuar dhe i ishte revokuar karta e gjelbër.

“Ne do t’u heqim vizat ose kartat e gjelbra mbështetësve të Hamasit në SHBA në mënyrë që ata të deportohen”, pati thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio në rrjetin social X.

Presidenti amerikan Donald Trump ishte zotuar se do të dëbojë studentët ndërkombëtarë që marrin pjesë në demonstratat kundër masakrës në Gaza në kampuset e kolegjeve amerikane në pranverën e vitit 2024.

MARKETING