Shakhtar-Barcelona luhet në Gjermani, dy emra kryesorë nuk udhëtojnë me skuadrën e Xavit

Shakhtar-Barcelona luhet në Gjermani, dy emra kryesorë nuk udhëtojnë me skuadrën e Xavit

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka publikuar listën e lojtarëve që do të fluturojnë drejt Hamburgut për të sfiduar Shakhtar Donetsk, të martën më 7 nëntor, në kuadër të takimit të katërt të fazës së grupeve të Champions League.

Në prag të këtij takimi katalanasit kanë publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Gjermani, nga ku bie në sy mungesa e Frenkie de Jong dhe e Sergi Roberto.

Lista e lojtarëve të Barcelonës që do shkojnë në Hamburg:

Portierë: Ter Stegen, Inaki Pena, Astralaga.

Mbrojtës: Joao Cancelo, Balde, Araujo, Martinez, Christensen, Marcos Alonso, Kounde, Casado.

Mesfushorët: Gavi, Pedri, Romeu, Gundogan, Fermin Lopez.

Sulmues: Ferran Torres, Lewandowski, Raphinha, Joao Felix, Lamine Yamal

MARKETING