Shabani: Ta shkruajmë historinë, të luajmë në finalen e madhe të Kupës

Shabani: Ta shkruajmë historinë, të luajmë në finalen e madhe të Kupës

Struga Trim Lum – Sileksi është njëra nga gjysmëfinalet e Kupës që do të luhet nesër. Para kësaj sfide nga tabori strugan ka folur Bunjamin Shabani, i cili ka vlerësuar ekipin e Sileksin, por ka kërkuar nga ekipi i tij të japin maksimumin për tu kualifikuar në finale.

“Ndeshjet gjysmëfinale nuk janë të lehta pavarësisht cilin skuadër ke përballë. Respekte për Sileksin, mirëpo duke pasur parasysh se zhvillohet vetëm një ndeshje do të duhet të bëjmë shumë kujdes dhe me një angazhim maksimal të të gjithë futbollistëve shpresojmë se këtë vit do të luajmë në finalen e madhe të Kupës”, ka thënë Bunjamin Shabani.

Kapiteni struganëve, fton tifozët në numër sa më të madh.

“Edhe pse është ditë pune, shpresoj nesër të kemi tifozët tanë pranë, pasi në ndeshje të këtilla prezenca e tyre është shumë domethënëse. Si kapiten i skuadrës ftoj të gjithë struganët, por edhe ata tifoz të skuadrës tonë ane mbanë që të vijnë dhe të në përkrahin, që në fund të shkruajmë historinë më të re të skuadrës bashkë. Le të jetë kjo një festë për Strugën dhe për ekipin me në krye sponzorin Trim Lum, që vërtetë kanë bërë një punë të shkëlqyer për qytetin e tyre, duke krijuar një skuadër konkurruese si për titull, ashtu edhe për trofeun e Kupës”, përfundon Shabani.

MARKETING