Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,42 % në raport me vendimin e datës 22.1.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,293 den/kg dhe do të jetë 41,439 den/kg.

Nga data 30.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 76,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 41,439 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 4,226 %, te nafta për 3,056 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,590 % dhe te mazuti ulja është 1,212 %.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,248%.

MARKETING