Sërish është anuluar seanca gjyqësore për “Besa Trans”

Sërish është anuluar seanca gjyqësore për “Besa Trans”

Është anuluar seanca e sotme për rastin “Besa Trans”. Arsyeja për anulimin e seancës është mungesa e përfaqësuesit të Doganës, i cili është propozuar si dëhsmitar nga ana e Prorkurorisë Publike, shkruan SHENJA.
Pronari dhe drejtuesi i “Besa Trans”, Bekim Haxhiu, dhe përfaqësuesi ligjor i “Besa Trans”, Shaban Hoxha, më parë kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtor për “falsifikimin e dokumentit”, vepër penale për të cilën janë ngarkuar.
Sipas aktakuzës Haxhiu si drejtues i kompanisë “Besa Trans” nëpërmjet shoferëve të autobusëve në pronësi të kompanisë, ka përdorur dokument publik fals – çertifikatë nga licenca për transport publik ndërkombëtar.
Procesin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, përfaqësues i aktakuzës është prokurori Vlladimir Milloshevski.

MARKETING