Sergio Perez fiton garën sprint në Baku, Leclerc lufton dhe lë pas Verstappen

Sergio Perez fiton garën sprint në Baku, Leclerc lufton dhe lë pas Verstappen

Piloti meksikan Serhio Perez me Red Bull fitoi sot garën sprint të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Baku. Në podium u ngjitën edhe Sharles Leklerk me Ferrari si dhe kampioni i botës në fuqi, holandezi Maks Verstappen me Red Bull. Leklerk, që e nisi garën nga “pol posizhën”, e humbi atë në mesin e garës, pas një aksidenti dhe futjen në pistë të makinës së sigurisë. Gjithsesi, kjo garë e shkurtër tregoi se makina italiane është rikthyer protagoniste, duke rivalizuar me dy makinat Red Bull, që ishin më të shpejta. Në vendin e katërt u klasifikua Xhorxh Rasell me Mercedes, që la pas Karlos Sainz me Ferrari, Fernando Alonso me Aston Martin e Luis Hamilton me makinën tjetër Mercedes. Ndryshe Gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 13:00.

MARKETING