Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre

Sela: Më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoskit se shqiptarët vet vendosin për fatin e tyre

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga tubimi qendror i Frontit Evropian, deklaroi se populli është tubuar sonte me një porosi të qartë se ata vendosin për fatin e tyre.
“Ju jeni populli që vendosni me votën tuaj dhe ushtroni sovranitetin tuaj. Ju jeni këtu për t’i dhënë porosi Mickosit e gjithë kukullave të tij, se nuk vendosin ata, jeni ju popull që vendosni me votën tuaj, për ardhmërinë tuaj, dhe ashtu siç vendosët më 25 prill, po njësojë më 8 maj akoma më fuqishëm do vendosni ‘PO Evropën dhe Jo Rusinë”, tha Sela, raporton SHENJA.
Zijadin Sela tha se në këtë ditë 5 maji, ditën e dëshmorëve duhet përkujtuar ata që sakrifikuan jetën e tyre për një ardhmëri më të mirë për popullin e tyre.
“Por ne nuk lejojmë aspak që as Siljanovska e Davkova që të përbuzin mundin dhe sakrificën që ata e kanë dhënë”, tha Sela.
Zijadin Sela tha se më 8 maj do t’i tregohet Hristijan Mickoski se për shqiptarët flet populli.
“Zgjedhjet dhe demokracia ka të bëjë me fjalë dhënë premtim dhe zotim përpara jush dhe premtimi mbajtur. Të gjithë ata pa përjashtim janë pa fjalë, janë pa burra dhe nuk i qëndrojnë fjalës, për ata fjala nga sot deri nesër nuk vlen fjala”, tha Sela për opozitën shqiptare. /SHENJA/

MARKETING