Sela: Fronti Evropian do ta mbrojë paqen e arritur nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit

Sela: Fronti Evropian do ta mbrojë paqen e arritur nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit

Zijadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr.

Ai tha se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit.

“Po në të njëjtën kohë ne do të veprojmë në bazë të një nga postulatet që MO ka: Marrëveshja e Ohrit nuk ishte marrëveshje e cila u bë për shtetin, sepse shteti ekzistonte edhe përpara MO. Marrëveshja e Ohrit nuk u bë as për pushtetin, sepse pushtetet ekzistonin edhe përpara nënshkrimit të MO-së. Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike që i ka e që shkeleshin më shumë ato të popullit shqiptar këtu në Maqedoni”, tha Sela, raporton SHENJA.

Sela tha se Fronti Evropian ka legjitimitetin nga ana e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve dhe e kanë obligim dhe të drejtë për ta mbrojtur këtë legjitimiteti të shprehur me votë.

MARKETING