Sefer Emini nuk ndalet, realizon tjetër gol në Danimarkë

Sefer Emini nuk ndalet, realizon tjetër gol në Danimarkë

Sefer Emini nuk ndalet në Danimarkë. Reprezentuesi i vendit tonë ka realizuar gol në fitoren 2:1 të ekipit të tij Sonderyjeske kundër Hobros në Danimarkë. Shkupjani ka kontribuar me gol, duke ndihmuar ekipin e tij të merr fitore në xhiron e 7-të të kampionatit në Ligën e Parë të Danimarkës.

Emini gjeti rrjetën në minutën e 23-të të takimit. Më pas Hobro barazoi shifrat në 1:1 me anë të Klitten, ndërsa skuadra e shqiptarit ktheu sërish avantazhin me Nikolov për 2:1, me çka deri në fund këto shifra nuk u ndryshuan dhe Sonderyjeske doli me tre pikë nga kjo përballje.

Reprezentuesi Emini po kalon në formë të mirë në Danimarkë, ku deri më tani ka shënuar dy gola dhe regjistron edhe tre asiste./Sportmania/

MARKETING