Sedlloski: Më pëlqeu debutimi i Imran Fetait
MARKETING
Seleksionuesi i ri i Maqedonisë, Goce Sedloski, regjistroi rezultatin e parë pozitiv pas marrjes së drejtimit të përfaqësueses A, duke zëvendësuar Bllagoja Milevskin. Trajneri nga Prilepi aktivizoi 21 futbollistë në barazimin pa gola në “Aviva Stadium” në Dublin kundër Republikës së Irlandës, raporton SHENJA.
MARKETING
“Jam i kënaqur me paraqitjen e Fetait. Ky ishte debutimi i tij dhe u përshtat shumë mirë. E kam ndjekur në disa ndeshje në Ligën e Parë me Shkëndijën dhe më ka pëlqyer ajo që kam parë. Jam vetëm shtatë ditë me përfaqësuesen dhe kam pasur vetëm tre stërvitje në Shkup, kështu që duhet kohë. Golat do të vijnë; nevojitet freskim në të gjitha repartet. Duhet të luajmë në mënyrë më ofensive dhe të imponojmë lojën tonë ndaj kundërshtarëve”, deklaroi Sedloski. /SHENJA/

