Seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit, u miratuan disa ligje me procedurë të shkurtuar
Kuvendi sot pasdite, në kuadër të seancës së 79-të, miratoi disa ligje me procedurë të shkurtuar. U miratuan ndryshimet dhe plotësimet në ligjet për ndërtim, për komunikime elektronike, për punësim dhe sigurim në rastë papunësie, si dhe për sigurim pensional dhe invalidor.
Deputetët votuan gjithashtu për ndryshimet në ligjet për tregti dhe për mbikëqyrje insepktuese.
Në seancë u miratuan edheVendimi për përmirësimin e Plant financiar për ndryshimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Radiotelevizive Publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2025 me rishpërndarje të mjeteve, Vendimi për përmirësimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Publike Radiotelevizive të Maqedonisë për vitin 2026, Vendimi për përmirësimin e Planit financiar për ndryshimin e Planit financiar të Ndërmarrjes Radiotelevizive Publike Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2026 me rishpërndarje të mjeteve, si dhe Vendimi për dhënien e pëlqimit të Programit vjetor të investimeve të Ndërmarrjes Radiodifuzive Publike të Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2026.
Pas përfundimit të seancës së 79-të, Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ua uroi të gjithë qytetarëve festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

