“S’e jap makinën!” – Taksisti sfidon marimangën dhe policinë, përfundon në pranga

“S’e jap makinën!” – Taksisti sfidon marimangën dhe policinë, përfundon në pranga

Një skenë e pazakontë është regjistruar sot në Shkup, ku një taksist ka ndërmarrë një veprim të rrallë për të penguar tërheqjen e automjetit të tij nga “marimanga” (automjeti i posaçëm për largimin e veturave të parkuara në mënyrë të parregullt).

Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur taksisti hipën mbi veturën e tij për të parandaluar marrjen nga shërbimet komunale, duke mos pranuar të zbresë pavarësisht përpjekjeve të shumta të policisë dhe punonjësve për ta bindur.

Pas disa minutash tensioni dhe pa mundur të shmangin ndërhyrjen, autoritetet detyrohen ta arrestojnë taksistin, ndërsa automjeti përfundon duke u larguar.

Videoja e incidentit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët. Shumë e shohin aktin si dëshmi të dëshpërimit ekonomik, ndërsa të tjerë e cilësojnë si pengesë ndaj rendit dhe ligjit.

MARKETING