Scholz: Putini duhet ta kuptojë se nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë

Scholz: Putini duhet ta kuptojë se nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta kuptojë se ai nuk do të triumfojë në Ukrainë dhe se tërheqja e trupave të tij është e nevojshme përpara se të zhvillohen bisedimet e paqes, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Pikëpamja ime, është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist – se ai duhet t’i tërheqë trupat”, tha Scholz për CNN.

“Kjo është baza për bisedime”, shtoi ai.

Scholz tha se beson se Ukraina është “gati për paqe”.

I pyetur për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës – ndoshta nga Ukraina duke pranuar se nuk do të rimarrë Krimenë ose pjesë të rajonit lindor të Donbasit – Scholz tha se vendimet mund të merren vetëm me përfshirjen e Kievit.

“Ne nuk do të marrim vendime në vend të tyre. Ne i mbështesim ata. Ne i thamë Ukrainës se ata mund të shkojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ata po punojnë për të bërë progres në të gjitha kriteret që janë të rëndësishme për këtë”, tha ai.

MARKETING