Sasho Stoshevski do të jetë drejtor i ri i Spitalit të Kumanovës

Spitali i Kumanovës prej sot ka drejtor të ri. Bëhet fjalë për Sasho Stoshevski, transmeton SHENJA.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi drejtorin praprak, Stefan Trajanovski pas vdekjes së Vedat Ademit, për të cilin dyshohet se ka pasur lëshime nga mjekët.
I pyetur për atë se çfarë shkeljesh ka konstatuar inspektorati, Taravari tha se nuk dëshiron të shpalosë detaje.