Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi dënohen me nga dy vjet burg në rigjykimin për “Titanik 2”

Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi  dënohen me nga dy vjet burg në rigjykimin për “Titanik 2”

Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2” në të cilin ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dënohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet gjithashtu me 2 vjet heqje lirie.

Sasho Mijallkov dënohet me 2 vjet burg

Menduh Thaçi dënohet me 2 vjet burg

Bedredin Ibrahimi dënohet me 2 vjet burg, i llogaritet dhe koha e paraburgimit.

Aneta Stefanovska dënoeht me 2 vjet burg

Vllatko Shajkovski dënohet me 2 vjet burg dhe Sasho Srcev gjithashtu dënohet me 2 vjet burg.

Në seancën e sotme nuk morën pjesë Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi.

Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

MARKETING