Saliu: Dakord që shqiptarët duhet ta dinë gjuhën maqedonase, por përse ata nuk i mësojnë as dy-tri gjëra të shqipes tonë

Saliu: Dakord që shqiptarët duhet ta dinë gjuhën maqedonase, por përse ata nuk i mësojnë as dy-tri gjëra të shqipes tonë

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se është dakord që shqiptarët në RMV duhet ta dinë gjuhën maqedonase për shkak lehtësimit të komunikimit por edhe respektit ndaj bashkëqytetarëve, por thotë se e njëjta duhet të jetë edhe nga ana e bashkëqytetarëve maqedonas.
“Jam dakord se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë gjuhën maqedonase, jo vetëm për shkak se është gjuhë zyrtare shtetërore, por aq më tepër për shkak të lehtësisë së komunikimit dhe për shkak të respektit që duhet ta kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Por, nuk mund të mos e shtroj edhe një çështje tjetër: sa politikanë (dhe gazetarë) maqedonas dinë dy-tri fjalë shqip, qoftë edhe ndonjë përshëndetje? Për paradoks, diplomatët e huaj, që vijnë e qëndrojnë në Shkup disa vite, mësojnë ngapak shqip, ndërsa politikanët (dhe gazetarët) maqedonas – as për arsye të statusit të shqipes në RMV, as për shkak të lehtësisë së komunikimit e aq më pak për arsye të respektit ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë – nuk i mësojnë as dy-tri gjëra të shqipes sonë. (Ndjesë për përjashtimet minimale, por kjo flet shumë dhe, fatkeqësisht, flet keq për shoqërinë tonë”, ka shkruar deputetja Saliu.

MARKETING