Salih Murat takon Ali Ahmetin, në fokus sundimi i ligjit dhe integrimi evropian

Salih Murat takon Ali Ahmetin, në fokus sundimi i ligjit dhe integrimi evropian

Deputeti Salih Murat ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e BDI-së dhe liderin e Frontit Europian, Ali Ahmeti, të cilin e ka cilësuar si shumë produktiv dhe kuptimplotë.

Sipas Muratit, në takim janë trajtuar një sërë temash me rëndësi, përfshirë punët parlamentare, zhvillimet e fundit politike në vend, sundimin e ligjit, marrëdhëniet ndërkomunitetare dhe parimin e barazisë. Po ashtu, në diskutim janë ngritur çështjet që lidhen me përfaqësimin e drejtë, përdorimin e gjuhëve, politikat ekonomike dhe procesin e integrimit evropian.

Në pjesën e dytë të takimit është bashkuar edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti Blerim Bexheti, me të cilin është zhvilluar një shkëmbim i gjerë mendimesh rreth reformës në drejtësi dhe modelit të njësisë së vetme zgjedhore.

Deputeti Murat ka shprehur mirënjohje për mikëpritjen e Ali Ahmetit, si dhe për kontributin e Blerim Bexhetit në diskutimet e zhvilluara.

MARKETING