Salih Murat për TV SHENJA: Dënoj lajmet e rrejshme se do largohemi nga “Fronti Europian”

Salih Murat për TV SHENJA: Dënoj lajmet e rrejshme se do largohemi nga “Fronti Europian”

Salih Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, i cili u zgjodh deputet nga Aleanca e Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare në një prononcim për TV SHENJA, i ka dënuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re. Lidhur me këtë çështje ai tha se ky lajm e të ngjajshme të rrejshme – ka disa ditë që qarkullojnë edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se “ne jemi anëtarë të Aleancës së Frontit Evropian dhe aktualisht po zhvillojmë strategjitë tona së bashku në këtë aleancë dhe unë i dënoj këto lajme të pabaza.”

Më poshtë TV SHENJA ua sjell deklaratën e plotë të Salih Murat:

Ka disa ditë që në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme të tilla të rreme dhe të pavërteta. Ne jemi pjesë e Frontit Europian. Aktualisht, së bashku me anëtarët e Frontit jemi duke zhvilluar stategjitë tona të përbashkëta, ndërsa unë i dënoj gjitha këto lajme të rreme.

As unë dhe askush nga ekipi jonë, nuk kemi asnjë komunikim as me VLEN dhe as me ndonjë përbërje tjetër, dhe për momentin nuk mendojmë se na duhet një komunikim i tillë.
Ne jemi pjesë e Frontit Europian me parimet tona, ndërkaq besoj që parimet dhe principet tona në këtë koalicion janë afatgjatë, në përputhje me interesat tona dhe të qytetarëve tanë. Si përbërje, jemi aleanca e dytë më e votuar dhe e përkrahur nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Fronti Europian, është aleanca e dytë më e madhe në vend, për nga numri i fituar i mandateve.

Me lojërat e Ali Xhengizit, u tentuan të merren dy deputetë.

Në përputhje me parimet e demokracisë, ne duhet të jemi partneri i qeverisë. Ky është vullneti i popullit, që u shpalos nga kutia e vendvotimeve. Situata aktuale është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe shpirtit të kushtetutës të vendit tonë. Në kriteret e demokracisë, të gjithë duhet të respektojnë vullnetin e popullit. Nëse nuk ndodh kjo, mendoj se demokracia e vendit do të dëmtohet shumë. Kjo dhe qeveri të ngjashme nuk do të zgjasin shumë. Dua të theksoj që ne, as nuk kemi ndërmarrë nisma të tilla, dhe as unë, nuk mbështes diçka të tillë.

VLEN duhet të lë anësh politikat e tyre shpifëse, ndërkaq ata duhet t’i japin përgjigje votuesve turq. Dihet se VLEN ka marrë vota edhe në vendet ku jetojnë turqit. Ata na ofendojnë neve turqve, romët dhe boshnjakët me propagandën e tyre në emër të “votave të pastra”. Këtu lind pyetja, A nuk janë të pastra votat që i japin turqit për ata në Gostivar, Vrapçisht, Shkup, Kërçovë e vende të tjera? Pra kjo dihet, se ata kanë marrë edhe vota turke. Këtu është e vlefshme të kujtojmë se nuk mund të bëhet politikë me mentalitet të së kaluarës. Askush nuk mund të na gjykon, se në cilën aleancë jemi, apo nëse votat janë të pastra ose jo. Kjo e drejtë, është në dorën e votuesve turq.

MARKETING