Sali Murat: Programi i qeverisë nuk është në përputhje me kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Ohrit

Sali Murat: Programi i qeverisë nuk është në përputhje me kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Ohrit

Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat në Kuvend deklaroi se programi i qeverisë nuk është në përputhje me kushtetutën e vendit dhe me Marrëveshjen e Ohrit.
Ai tha se në çdo kaptinë ka mospërputhje, përcaktime të papërfunduara dhe premtimi jo reale.
“Në programin tuaj mandatari vendoset në rolin e dhënësit të disa të drejtave në vend që të asaj që ne të drejtat tona i thithim në bazë të kushtetutës dhe ligjeve të këtij shteti. Me asnjë çmim askush nuk mund të jetë në rolin e dhënësit apo marrësit të drejtave që janë të garantuar me të drejtën ndërkombëtare dhe të konfirmuara në kushtetutë”, tha Murat, raporton SHENJA.
Ai tha se nëse i bëhet një rezyme programit qeverisës atëherë shumë pak i kushtohet vëmendje marrëdhënieve ndëretnike. /SHENJA/

MARKETING