Sali Berisha: Krijimit i shtetit bektashi nga Rama, për të krijuar lavatriçen më gjigante të larjes së parave
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, javë më parë në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve.
Berisha theksoi se drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.
U mburre sot në atë monologun që bën, se Shqipëria e viteve ’30, qytetarë dhe qytetare një gjë u garantoj, se me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejt krimit, drejt drogës, drejt varfërisë, drejt zbrazjes së Shqipërisë.
Me Edi Ramën, drejtimi i Shqipërisë është drejtimi i shndërrimit të fondeve publike, pasurive publike të Shqipërisë, në parajsë për Edi Ramën, në parajsë për organizatat e tij kriminale në qeveri, në Skrap, Parlament.
Në parajsë për trafikantët e drogës, bosët e mafias shqiptare.
Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt shfrytëzimit kolonjal nga një pushtim i mbarë shqiptarëve.
Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi drejt një vendi pa drejtësi, me vetëgjyqësi, drejt një vendi ku qytetarët presin 15 vite për një vendim gjyqësor, ku prokurorë dhe gjykatës special janë në garë të rrjepin sa më shumë qytetarët.
Se si e si, të marrin peng politikanët.
Se si e si ti lëpihen më shumë narkodiktatorit Edi Rama.
Qytetarë dhe qytetare, të dashur miq!
Drejtimi i Shqipërisë me Edi Ramën, është drejtimi më antikombëtar që ka njohur ndonjëherë historia.
Drejtimi i thikave të tmerrshme pas shpine, Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Drejtimi i vendosjes së sanksioneve më të para ndaj Kosovës, nga një horr në krye të Tiranës.
Drejtimi më i keq i përçarjes, shkelmimit të tolerancës fetare dhe bashkëveprimit ndërfetar.
Drejtimi i sulmit të egër, ndaj shumicës myslimane shqiptare.
Drejtimi i shkelmimit të trashëgimnisë tonë të shkëlqyer, laike, i krijimit të shtetit Islamik bektashi, për të krijuar lavatriçen më gjigante të larjes së parave dhe qarkullimit të banditëve me pasaporta diplomatike.
Drejtimi i përpjekjeve demonjake për të copëtuar komunitetin mysliman shqiptar, që ka një trashëgimni të shkëlqyer, fetare dhe atdhetare dhe që kërkon ta shkelmojë ky antishqiptar. Që në aktet e tij tejkalon çdo antishqiptar tjetër në historinë tonë./ Syri.TV