“Safe City”, shqiptohen 4.490 dënime për një javë!
Në periudhën nga 09.02.2026 deri më 15.02.2026, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, në zonat e qyteteve dhe në Korridoret ku janë vendosur kamera, janë regjistruar gjithsej 4.490 kundërvajtje trafiku, që paraqet një ulje prej 10% krahasuar me javën e parë të muajit shkurt, kur ishin regjistruar 4.991 kundërvajtje.
Nga numri i përgjithshëm i shkeljeve të evidentuara, pjesa më e madhe janë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar – 4.297 raste. Më pas vijojnë 33 raste për kalim në sinjal të kuq (dritë e kuqe), si dhe 160 raste për drejtim mjeti me leje qarkullimi të skaduar.
Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 148 masa “ndalim për drejtim mjeti”, numër që shënon ulje prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar. Prej tyre, 33 masa janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa 115 për tejkalim shpejtësie. Nga këto të fundit, 99 janë për shpejtësi mbi 80 km/orë në zonë të banuar, 12 për tejkalim mbi 10 km/orë të kufizimit të përcaktuar për mjetin, dhe katër raste për shpejtësi mbi 170 km/orë në zonë të pabanuar.
Autoritetet apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura.

