Sabit Bilalli pas largimit te Shkëndija vazhdon te Partizani i Tiranës
Mesfushori tetovar do të vazhdojë në elitën e futbollit shqiptar. Pasi shkëputi kontratën me Shkëndijën, 25 vjeçari është para firmës me Partizanin e Tiranës. Palët kanë gjetur akordin, pritet vetëm zyrtarizimi dhe drejtuesit e Partizanit kanë vlerësuar Bilallin duke e rekrutuar në skuadër pavarësisht se lojtari do të humbë një pjesë të sezonit shkaku i një pezullimi nga koha te Shkëndija.
Bilalli në dy raste ishte pjesë e Shkëndijës, luajti edhe me Shkupin, Makedonija Gj.P. dhe Gostivarin në Maqedoni, derisa ka nisur me futboll te moshat e Renovës. Një periudhë ka kaluar në Gjermani te FSV 63 Luckenwalde dhe Dinamo Zagreb U19.