Rusia ndërpret furnizimin e Polonisë me naftë

Rusia ndërpret furnizimin e Polonisë me naftë

Rusia i ka ndërprerë Polonisë furnizimet me naftë përmes gazsjellësit Druzhba, kanë bërë të ditur nga rafineria polake e naftës, Orlen.

“Vetëm 10 për qind e naftës së papërpunuar ka qenë duke ardhur nga Rusia, dhe ne do ta zëvendësojmë atë me shtetet tjera furnizuese”, kanë njoftuar nga rafineria.

Orlen ka thënë se mund t’i sigurojë furnizimet plotësisht nga rrugët detare, që nënkupton se ndalesa ruse nuk do të ketë ndikim në disponueshmërinë e produkteve të saj me pakicë, si benzina.
Druzhba njihet si një prej gazsjellësve më të mëdhenj në botë dhe furnizon me naftën ruse shumë shtete në Evropën Qendrore.

MARKETING