Rusia: Ish-liderit sirian Asad iu dha azil bazuar në “konsiderata humanitare”

Rusia: Ish-liderit sirian Asad iu dha azil bazuar në “konsiderata humanitare”
ish-liderit sirian Bashar Asad

Rusia deklaroi se vendimi për t’i dhënë azil ish-liderit sirian Bashar Asad pas rrëzimit të tij nga pushteti në dhjetor 2024 ishte bazuar në “konsiderata thjesht humanitare”, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

E pyetur nëse Moska mund t’ua dorëzonte Asadin autoriteteve siriane pas një vendimi të fundit gjyqësor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, tha se “nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë motiv politik” pas vendimit për t’i dhënë azil Asadit në Rusi.

“Ky vendim u mor bazuar në konsiderata thjesht humanitare, kushtet dramatike të ndryshimit të pushtetit në Siri dhe faktin se ai dhe anëtarët e familjes së tij ndodheshin nën rrezikun e vdekjes”, tha ajo në një konferencë për media.

Në fillim të këtij muaji, një gjykatë penale dënoi me vdekje në mungesë Asadin, si dhe figura të tjera kyçe, pasi i shpalli fajtorë për krime kundër njerëzimit dhe vepra të tjera penale.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, gjyqtari Fakhr al-Din al-Aryan e përshkroi Assadin si “vendimmarrësin më të lartë” në krime, duke shtuar se ai kishte përdorur institucionet shtetërore për t’i lehtësuar ato.

Gjykata e shpalli fajtor Asadin për vrasjen e paramenduar të disa viktimave, përfshirë fëmijë, si dhe për torturë, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi shënon dënimin e parë me vdekje të lëshuar nga një gjykatë siriane ndaj Asadit që nga rrëzimi i tij nga pushteti në dhjetor 2024. Një ditë pas rrëzimit të tij, Kremlini tha se Asadi dhe familja e tij ishin pajisur me azil në Rusi.

Ndaj lajmin

MARKETING