Rusia i ndalon hyrjen Barack Obamës

Rusia i ndalon hyrjen Barack Obamës

Ish presidenti amerikan, Barack Obama është në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do të ndalohen të hyjnë në Rusi si përgjigje ndaj sanksioneve të fundit nga Uashingtoni.

Lajmi është njoftuar nga ministria e jashtme ruse, e cila tha se Rusia kishte refuzuar gjithashtu kërkesën e fundit të SHBA-ve për qasje konsullare ndaj gazetarit të Wall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh.

Kjo lëvizje u shkaktua nga refuzimi i SHBA-së muajin e kaluar për t’i dhënë viza mediave që udhëtonin me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë.

“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet më tej në deklaratën e ministrisë së jashtme ruse.

Më herët të premten, SHBA njoftoi masa ndëshkuese kundër më shumë se 300 objektivave, si një ndëshkim ndaj Rusisë për pushtimin që ka nisur në Ukrainë prej shumë muajsh.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif