Rusia humbi 5 herë më shumë ushtarë në Bakhmut sesa Ukraina

Rusia humbi 5 herë më shumë ushtarë në Bakhmut sesa Ukraina

Inteligjenca e NATO-s vlerëson se për çdo ushtar ukrainas të vrarë duke mbrojtur Bakhmutin, forcat ruse kanë humbur të paktën pesë.

Kështu ka thënë një zyrtar ushtarak të hënën për CNN, përcjell Telegrafi.

Zyrtari paralajmëroi se raporti pesë me një ishte një vlerësim i informuar i bazuar në inteligjencën.

Ai ka folur për CNN me kusht që të mbetet anonim sepse nuk lejohet të diskutojnë për këto informata.

Pavarësisht raportit të favorshëm, është thënë gjithashtu se Ukraina po pësonte humbje të konsiderueshme duke mbrojtur qytetin.
Ndryshe, zyrtarët ukrainas kanë pohuar vazhdimisht se po i shkaktonin humbje të mëdha Rusisë ndërsa Moska u përpoq të merrte Bakhmutin.

“Mbrojtësit tanë i shkaktuan armikut humbje të konsiderueshme, shkatërruan një numër të madh automjetesh, detyruan njësitë më të mira sulmuese të Wagner të luftonin dhe pakësuan potencialin sulmues të armikut”, citohet të ketë thënë gjeneral Oleksandr Syrskyi, komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, pas një vizite në Bakhmut të dielën.

Ndërkohë Instituti për Studimin e Luftës tha gjithashtu se përpjekjet e Rusisë për të pushtuar Bakhmutin kishin përkeqësuar ndjeshëm kapacitetin e saj për ofensiva shtesë.

MARKETING