Rritet për 65% numri i të prekurve nga gripi sezonal

Rritet për 65% numri i të prekurve nga gripi sezonal

Gjatë javës së dytë, nga 9 deri më 15 janar, në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur 1.346 raste të të prekurve apo me simptoma të gripit. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se për 63.9% janë rritur rastet në krahasim me javën paraprake. Sipas moshës 888 persona i takojnë grupmoshës 15-64 vjeç, 186 grupmoshës 5-14 vjeç, 139 tek fëmijët e moshës 0 deri 4 vjeç dhe 133 i takojnë grupmoshës mbi 65 vjeç. Gjatë këtij sezoni të gripit, janë shënuar edhe tre viktima. Bëhet fjalë për dy pacientë nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Autoritetet shëndetësore thonë se bëhet fjalë për pacientë me sëmundje shoqëruese, të hospitalizuar dhe të pavaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal.