Rritet në afro 52.500 numri i të vrarëve në luftën gjenocidale të Izrelit në Gaza

Të paktën 52.495 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori i vitit 2023, tha sot Ministria e Shëndetësisë e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria tha se 77 persona u vranë në sulmet izraelite në enklavë në 48 orët e fundit, ndërsa 275 të tjerë u plagosën, duke e çuar numrin e të plagosurve në 118.366.
“Shumë viktima janë ende të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë pasi ekipet e shpëtimit nuk janë në gjendje t’i arrijnë”, shtoi ajo.
Më herët, burime nga Gaza thanë për Anadolu se të paktën 29 palestinezë, përfshirë një foshnjë, u vranë sot në mëngjes në sulme të shumta izraelite në gjithë Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 2.396 persona dhe ka plagosur 6.325 të tjerë, duke shkelur një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.