Rritet në afro 41.400 numri i palestinezëve të vra’rë nga sul’met izraelite në Gaza

Rritet në afro 41.400 numri i palestinezëve të vra’rë nga sul’met izraelite në Gaza

Sulmet e ushtrisë izraelite vranë 119 palestinezë të tjerë dhe plagosën 209 të tjerë në Rripin e Gazës gjatë 72 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 41.391 që nga 7 tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën palestineze, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha po ashtu se gjithsej 95.760 njerëz janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i kaluar.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e vitit të kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa sulmet kanë lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

MARKETING