Rritet në 41.467 numri i palestinezëve të vr’arë nga sul’met izraelite
Është rritur në 41.467 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 354 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, kanë humbur jetën 24 palestinezë ndërsa janë plagosur 60 të tjerë.
Sipas kësaj, në sulmet e ushtrisë izraelite në 10 ditët e fundit ndaj Rripit të Gazës kanë humbur jetën 285 palestinezë, ndërsa 641 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.467, ndërsa i të plagosurve në 95.921.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku strehohet popullata.