Rritet në 25 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit, 1.139 të plagosur

Rritet në 25 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit, 1.139 të plagosur

Numri i të vdekurve nga shpërthimi shkatërrues që tronditi Portin Shahid Rajaee në Iranin jugor të shtunën është rritur në 25, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se të paktën 1.139 persona të tjerë janë plagosur nga shpërthimi.

Të shtunën, një zjarr shpërtheu rreth orës 12:00 sipas kohës lokale në Portin Shahid Rajaee, konkretisht në zonën e portit të kontejnerëve, sipas mediave lokale.

Raportimet fillestare sugjeruan praninë e materialeve të ndezshme pranë vendit të shpërthimit.

Duke cituar dëshmitarë, mediat thanë se një zjarr i vogël u përhap shpejt dhe shkaktoi shpërthimin për shkak të nxehtësisë 40 gradë Celsius dhe akumulimit të substancave të ndezshme.

Porti strategjikisht i rëndësishëm, i vendosur në provincën jugore Hormozgan, shtrihet rreth 15 kilometra në jugperëndim të portit Bandar Abbas në bregun verior të Ngushticës së Hormuzit.

MARKETING