Rritet inflacioni në vend krahasuar me muajin e kaluar

Rritet inflacioni në vend krahasuar me muajin e kaluar

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve për jetë gjatë muajit prill, krahasuar me muajin mars, është 0,7 për qind, ndërsa çmimet janë rritur për 1,1 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %.

Në prill të vitit 2024, krahasuar me mars e vitit 2024, është vërejtur ulje e kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: mobilje, amvisëri dhe mirëmbajtje shtëpiake me 0.5 % dhe banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 0.2 %.

Kostoja e jetesës në grupet: pijet alkoolike, duhani, narkotikët dhe arsimi mbetet në të njëjtin nivel si në muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve me pakicë në prill të vitit 2024 krahasuar me marsin e vitit 2024 është 101.1.

Indeksi i kostos për jetesë në prill të vitit 2024, krahasuar me muajin prill të vitit 2023, shënoi rritje nga 4.0 %, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.5 %.

MARKETING