Rritet frekuenca e qarkullimit të automjeteve në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, dhe në rrugë të thata.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të shtuar.
“Karakteristikë për periudhën e verës, në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, por sikurse edhe në pikat tjera kufitare, edhe në anën maqedonase, nuk ka më vonesa”, thonë nga LAMM.
Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.