Rriten pagat e punonjësve shëndetësor, rritje nga 2.000 deri 3.000 denarë

Rriten pagat e punonjësve shëndetësor, rritje nga 2.000 deri 3.000 denarë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme e autorizoi ministrin e Shëndetësisë që ta nënshkruajë Aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtari shëndetësore.

Sipas këtij autorizimi, bëhet rritja e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike duke filluar nga paga e muajit mars 2023.
“Ministri i Shëndetësisë do ta nënshkruajë Aneksin me Sindikatën e Pavarur të Shëndetësisë me çka do të mundësojë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet publike shëndetësore”, thonë nga Qeveria.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagave nga 3.000 denarë, 2.5000 denarë ose 2.000 denarë janë për të gjithë punonjësit në institucionet publike shëndetësore, ndërsa Qeveria i autorizoi drejtorët e institucioneve publike që të nënshkruajnë Marrëveshjet kolektive.

MARKETING