Rrëzohet një aeroplan mjekësor, të paktën pesë të vdekur në Nevada

Rrëzohet një aeroplan mjekësor, të paktën pesë të vdekur në Nevada

Autoritetet po hetojnë rrëzimin e një aeroplani në Stagecoach, Nevada, që la të paktën pesë persona të vdekur.

Zyra e Sherifit të Qarkut Lyon njoftoi se aeroplani drejtohej nga “Care Flight”, një shërbim i Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Shërbimeve Mjekësore Emergjente, me seli në Reno.

“Më 24 shkurt 2023, rreth orës 09:15, Qendra Dispeçer e Qarkut Lyon mori telefonata të shumta për një rrëzim të mundshëm aeroplani në Stagecoach, Nevada”, tha sherifi, Brad Pope.

Aeroplani raportohet se kishte pesë pasagjerë në bord, duke përfshirë një pilot, një infermiere, një ndihmës mjek dhe një pacient. Asnjëri prej tyre nuk shpëtoi i gjallë.

“Rreth orës 23:15, aeroplani u lokalizua”, tha Pope, raporton nypost.

Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të bëhen të disponueshme, shtoi sherifi.

REMSA Health, një ofrues i shërbimeve mjekësore emergjente, gjithashtu konfirmoi përplasjen dhe deklaroii se ka njoftuar anëtarët e familjeve të të ndjerëve

MARKETING