Rreth 12 milionë dollarë do të humbeshin pas vendimit të Trampit për të ngrirë programet për ndihmë jashtë vendit
Vlerësimet janë se do të shkurtohen mjetet për organizatat joqeveritare në vend për rreth 12 milionë dollarë dhe për të gjithë ata që kanë punuar në projektet e mbështetura nga administrata amerikane pas vendimit të presidentit të ri amerikan për ngrirjen e programeve për ndihmë jashtë vendit.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se ajo që kanë marrë institucionet shtetërore janë ekspertët që kanë ardhur për të ofruar ndihmë dhe mbështetje për realizimin e projekteve.
“Ne jemi i vetmi vend që arritëm marrëveshje me mbështetjen e Ambasadës Amerikane që të marrim mbështetje të përhershme nga njerëzit atje për Ministrinë e Financave në çdo segment”, tha Dimitrieska-Koçoska.
Ndryshe, Trump nënshkroi urdhrin ekzekutiv për ngrirjen e të gjitha programeve të ndihmës së huaj për 90 ditë më 20 janar, menjëherë pas marrjes së detyrës. Ai shpjegoi se grante të tilla duhet të rishikohen në përputhje me qëllimet e politikës së administratës së re./