Rreth 100 kilogramë ushqim të pasigurt u konfiskuan nga AUV

Rreth 100 kilogramë ushqim të pasigurt u konfiskuan nga AUV

Rreth 100 kilogramë ushqim të pasigurt konfiskuan dhe shkatërruan sot në mëngjes shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuadër të mbikëqyrjes së jashtëzakonshme inspektuese të zbatuar në tregun e gjërave të vjetra, në lagjen Maxhari të Shkupit.

Është konfiskuar dhe shkatërruar ushqim i pasigurt (patatina, bonbona të çokolladës, kanaçe me mish të konservuar, kroasanë dhe produkte të tjera) shiteshin nga një person fizik në kushte joadekuate (në vend të hapur), me afat të skaduar të përdorimit dhe pa origjinë të njohur, për çka është shqiptuar dënim me të holla.

“Qytetarët të jenë konsumatorë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm dhe ushqim të blejnë vetëm nga operatorë të regjistruar nga AUV të cilët janë nën mbikëqyrje të shërbimeve inspektuese të Agjencisë, sepse produktet të cilat shiten jashtëligjshëm, nga operatorë të paregjistruar, shumë shpesh nga persona fizikë nuk mund të jenë të sigurt”, bën të ditur AUV.

MARKETING