Rrahmani, Krasniqi dhe Laçi dalin me një pikë ndaj Stuttgartit si mysafir

Rrahmani, Krasniqi dhe Laçi dalin me një pikë ndaj Stuttgartit si mysafir

Sparta Praga ka arritur të marr një pikë në udhëtim te Stuttgart në kuadër të ndeshjes për rrethin e dytë të fazës së Ligës së Kampionëve pas barazimi 1-1.

Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi e nisën ndeshjen nga minuta e parë, ndërsa Ermal Krasniqi dhe Endri Tuci ishin në bankë.

Gjermanët kaluan në epërsi që në minutën e shtatë, kur realizoi Enzo Millot.

Shifrat u barazuan në 1-1 në minutën e 32-të, përmes Kaan Karinen me një gol të bukur nga një goditje dënimi.

Në pjesën e dytë Stuttgarti dominoi plotësisht, por pa shënuar golin e dytë.

Rrahmani dhe Laçi u zëvendësuan në minutën e 70-të dhe nuk kishin ndonjë paraqitje për të mbajtur në mend.

Ermal Krasniqi u aktivizua në minutën e 81-të te Sparta Praga, ndërsa Indrit Tuci qëndroi në stol.

MARKETING