Ronaldo nuk di të ndalet me Al Nasr, shënon dy gola për fitoren e radhës në Arabinë Saudite

Ronaldo nuk di të ndalet me Al Nasr, shënon dy gola për fitoren e radhës në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola për të ndihmuar ekipin e tij Al-Nassr që të rikthehet sërish tek fitoret në Superligën e Arabisë, teksa ata mposhtën Damac me rezultat 2-0 këtë të premte.

Legjenda portugeze e vazhdoi serinë e tij të jashtëzakonshme të golave pasi shënoi fillimisht nga penalltia për t’i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Mbrojtësi kundërshtar Abdelkader Bedrane preku topin me dorë brenda zonës së rrezikshme dhe kjo bëri që gjyqtari të akordojë penallti.

Po luhej minuta e 17-të kur Ronaldo e shënoi penalltinë për t’i dhënë avantazhin e merituar Al-Nassr.

Në pjesën e dytë, Bedrane u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak nga minuta e 56-të.

Duke qenë se mbetën me vetëm 10 lojtarë në fushë, mbrojtja e Damac nuk arriti që të mbyllë mirë të gjitha hapësirat, diçka që rezultoi me golin e dytë të Ronaldos.

Ish-ylli i Real Madridit u asistua nga Nawaf Boushal brenda zonës së rrezikshme me Ronaldon që e dërgoi topin në rrjetë me këmbën e tij të majtë.

Me këtë fitore, Al-Nassr vazhdon të mbetet në pozitën e dytë, por që tashmë ka reduktuar në vetëm pesë pikë diferencën me liderin Al-Ittihad, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

 

MARKETING