Ronaldo i pakënaqur në Arabinë Saudite, gati rikthimi në Evropë

Ronaldo i pakënaqur në Arabinë Saudite, gati rikthimi në Evropë

Aventura e CR7 në Arabinë Saudite me Al Nassr duket se është drejt fundit, me portugezin i cili është i pakënaqur. 38-vjeçari ka pohuar se dëshiron një rikthim në Evropë, teksa një fakt i tillë është konfirmuar dhe nga bashkëshortja e tij Georgina Rodriguez, ndërsa destinacioni kryesor mbetet Spanja.

Në një situata të tillë, president ii Realit të Madridit Fiorentino Perez i ka ofruar një vend pune sulmuesit, duke i garantuar rolin e ambasadorit. Sipas mediave spanjolle Florentino Perez ka garantuar se Ronaldos nuk do t’i mungojë puna në ‘Santiago Bernabeu’. Por, është e qartë se ai nuk do ta bëjë këtë si lojtar, sepse konsiderohet se cikli i tij në Madrid si futbollist është mbyllur.

Kujtojmë se Ronaldo konsiderohet si legjendë e Realit të Madridit aty ku ka shënuar 451 gola në 438 ndeshje të luajtura. Pak muaj më parë, ylli portugez u largua nga Manchester United duke iu bashkuar skuadrës së Al Nassr, aty ku nënshkroi një kontratë për 2.5 vite. Ndërkohë edhe pagesa ndaj tij ishte e lartë e konkretisht 500 mln euro për gjithë periudhën e qëndrimit. Performanca e tij ka qenë jo dhe aq pozitive, megjithatë Al Nassr ndodhet në vendin e dytë në kampionat, me synim fitimin e trofeut.

MARKETING