Roma “shqelmon” Mourinjon, “Special one” mbetet pa punë

Roma “shqelmon” Mourinjon, “Special one” mbetet pa punë

Roma ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin portugez, Jose Mourinho, pas rezultateve jo të mira.

Trajneri portugez u përfol se ishte në prag të shkarkimit pas humbjes 3-1 të Romës kundër Milanit të dielën mbrëma dhe tani një gjë e tillë është bërë realitet.

Është vet klubi kryeqytetas që ka njoftuar zyrtarisht me anë të rrjeteve të tyre sociale.

“AS Roma njofton se Jose Mourinho dhe bashkëpunëtorët e tij teknikë do të largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
Momentalisht, Giallorossët zënë vendin e nëntë në tabelën e Serie A me 29 pikë, pesë më pak se Fiorentina e vendit të katërt.

Ai fitoi Ligën e Konferencës në sezonin e tij të parë në klub dhe humbi finalen e Ligës së Evropës sezonin e kaluar. Ai nuk arriti në top katërshe në asnjë nga dy sezonet e tij në kryeqytet.

Kontrata e tij me Romën do të përfundonte në qershor dhe bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij në klub nuk kishin filluar ende.

MARKETING