Roma shkarkon trajnerin menjëherë pas humbjes nga Bologna

Roma shkarkon trajnerin menjëherë pas humbjes nga Bologna

Drejtuesit e klubit të Romës kanë reflektuar pas humbjes së sotme ndaj Bolognas me rezultat 2-3 në shtëpi.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje, ata kanë shkruar trajnerin Ivan Juric, shkruan Arbresh.info.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të klubit kryeqytetas në rrjetin social X.

“Ne duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur në javët e fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës. I urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe do të shpallet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

Juric largohet nga klubi romak pas vetëm 12 ndeshjeve me një bilanc katastrofal prej 4 fitoreve, tri barazimeve dhe pesë humbjeve.

Ai ka zëvendësuar Daniele de Rossin i cili po ashtu ishte shkarkuar në fillim të sezonit pas nisjes jo të mbarë, kurse ditët në vazhdim pritet të emërohet trajneri i ri.

Roberto Mancini ishte emri më i lakuar për të marrë drejtimin e klubit nga kryeqyteti italian.

MARKETING