Roma eliminon Milan-in dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Europa League

Roma eliminon Milan-in dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale.

Pas takimit në “San Siro” që u mbyll me fitoren 1-0 të “verdhekuqve”, kryeqytetasit triumfuan edhe në “Olimpico”, me skuadrën e De Rossi-t, që e mbylli takimin e dytë me rezultatin 2-1.

Vendasit gjetën golin e parë të kësaj mbrëmjeje në minutën e 12’ me Mancini-n, ndërsa në minutën e 22’ Dybala thelloi avantazhin e Roma-s.

Në minutën e 31’ “verdhekuqtë” mbetën me dhjetë lojtarë, pasi Çelik u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Rafael Leao-s.

Megjithëse, Roma luajti pjesën e mbetur të ndeshjes me një lojtar më pak, Milan-i nuk ia doli që ta shfrytëzonte superioritetin numerik siç duhej, me “kuqezinjtë” që shënuan vetëm një gol me Gabbia-n në minutën e 85’.

Milan-i krijoi raste të shumta në këtë përballje, por mori një goditje të fortë, duke u eliminuar nga Roma.

Nga ana tjetër Roma e De Rossi-t feston kualifikimin në gjysmëfinalet e Europa League, ku do të përballet me Bayer Leverkusen.

MARKETING